Ftesë për Ritender: “Furnizim dhe instalim me pajisje të teknologjisë infotmative (IT) për nevoja të Qendrave të Mjekësive Familjare dhe Institutit Kombetarë të Shenndetit Publik në Kosovë”
21 ditë
AQH Project
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Ftesë për Ritender

14.01.2025

Referencë: ITT/AQH/2024/006

Instituti Zviceran për Shëndetin Publik SWISS TPH - Zyra në Kosovë

Projekti: Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësorë (AQH)

Instituti Zviceran i Shëndetit Publik (SWISS/TPH), përmes zyrës në Kosovë, po zbaton projektin "Accessible Quality Health Care" (AQH) për të përmirësuar shëndetin e popullatës në Kosovë përmes përsosmërisë në kërkime, shërbime, furnizime, mësimdhënie dhe trajnime.

Projekti i Kujdesit Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësorë (AQH) në Kosovë fton kompanitë e kualifikuara që të dorëzojnë oferta për shërbimet e mëposhtme:

“Furnizim dhe instalim me pajisje të teknologjisë infotmative (IT) për nevoja të Qendrave të Mjekësive Familjare dhe Institutit Kombetarë të Shenndetit Publik në Kosovë”.

Kompanitë e interesuara mund të kërkojnë dokumentet e tenderit çdo ditë pune nga ora 8:30 deri në 16:30, duke kontaktuar zyrën e Projektit AQH në Kosovë përmes emailit në: [email protected] .

Së bashku me kërkesë, kompanitë duhet të japin të dhënat e tyre, si emrin e kompanisë dhe numrin unik identifikues. Afati i fundit për operatorët ekonomik për të kërkuar dosjen e tenderit është data 03.02.2025 ora 16:30

Me marrjen e kërkesës, dokumentacioni do t'u dërgohet kompanive në formë elektronike përmes emailit.

Njoftim për takim informues: Kompanitë e ineteresuara mundë të marrin pjesë në një takim informues lidhur me dokumentacionin e tenderit,në zyre të AQH Projektit me 21.01.2025 nga ora 14:00-14:30

Afati i dorëzimit të ofertave:
Data: 04 shkurt 2025, deri në orën 11:00 (koha lokale)
Adresa: Rr. Tiranë, Prime Residence, C 4/3, Hyrja D, Kati 6, Banesat Nr 16, 17 & 18, 10000 Prishtinë, Kosovë.
Udhëzimet e dorëzimit: Ofertat duhet të dorëzohen në kopje të shtypur (një origjinal dhe një kopje, plus një disk USB ose CD) në një zarf të mbyllur në Zyrën e Projektit AQH.

Për informacion shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Projektit AQH në: [email protected]

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9372
211
1776
7494