Vende Pune (21)
KOMPANIA PESTOVA Sh.P.K.
SHPALL KONKURS PËR POZITAT E LIRA TË PUNËS
1. Punëtorë për repartin e krijimit të lidhjeve të produktit të aksionit (10 pozita)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryerja e proceseve të krijimit të lidhjeve të aksionit sipas standardeve të kompanisë.
- Përdorimi korrekt i veglave dhe pajisjeve të punës.
- Raportimi i parregullsive ose defekteve te mbikëqyrësi i repartit.
- Respektimi i procedurave të sigurisë dhe higjienës në punë.
- Bashkëpunimi me ekipin per realizimin e planit të prodhimit.
Kriteret dhe kushtet e nevojshme
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme.
- Të jetë banuese në Komunën e Vushtrrisë ose në rrethinën e saj.
2. Punëtorë në repartin e prodhimit – Palim i produkteve (5 pozita)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Palimi dhe paketimi i produkteve sipas standardeve të përcaktuara.
- Kontrollimi vizual i produkteve para paketimit.
- Vendosja e etiketave dhe materialeve përcjellëse sipas udhëzimeve.
- Mirëmbajtja e pastërtisë në vendin e punës.
- Respektimi i normave të prodhimit dhe afateve të përcaktuara.
- Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe cilësisë.
Kriteret dhe kushtet e nevojshme
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme.
- Të ketë përvojë pune eshte perparesi.
- Te jetë fleksibil dhe i përshtatshem për të punuar në orare të ndryshueshme (Ndërrime).
- Të jetë banuese në Komunën e Vushtrrisë ose në rrethinën e saj.
3. Shoferë me kategori C/E (2 pozita)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Transportimi i mallrave sipas itinerareve të planifikuara.
- Sigurimi i dorëzimit të saktë dhe në kohë të ngarkesave.
- Kontrollimi i dokumentacionit përcjellës të ngarkesave.
- Kujdesi për gjendjen teknike dhe pastërtinë e automjetit.
- Raportimi i menjëhershëm i defekteve ose incidenteve.
- Bene dorezimin e te hollave ne baza ditore se bashku me faturen per mallin e shitur.
- Respektimi i rregullave të trafikut dhe procedurave të kompanisë.
4. Shofer me kategori C (1 pozitë)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Transporti i mallrave sipas itinerareve te planifikuara.
- Sigurimi i dorëzimit të saktë dhe në kohë të ngarkesave.
- Kontrolli ditor i automjetit para dhe pas përdorimit.
- Respektimi i standardeve të sigurisë gjatë transportit.
- Bene dorezimin e te hollave ne baza ditore se bashku me faturen per mallin e shitur.
- Respektimi i rregullave të trafikut dhe procedurave të kompanisë.
Kriteret dhe kushtet e nevojshme per pozitat SHOFER
- Kandidatët duhët të kenë të përfunduar shkollën e mesme.
- Të ketë përvojë pune si shofer i kamionit se paku 1 vit.
- Njohuri per terenin e Kosoves.
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të Kategorisë e cila kërkohet për pozitën të cilën aplikon.
5. Mekanik (Operator i linjës së prodhimit) (2 pozita)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Operimi dhe monitorimi i linjave të prodhimit.
- Kryerja e mirëmbajtjes preventive të pajisjeve prodhuese.
- Diagnostikimi dhe eliminimi i defekteve teknike.
- Sigurimi i funksionimit të pandërprerë të linjës së prodhimit.
- Bashkëpunimi me ekipin teknik dhe të prodhimit.
- Respektimi i procedurave të sigurisë teknike dhe industriale.
Kriteret dhe kushtet e nevojshme
- Shkollë e mesme profesionale (drejtimi mekanik ose i ngjashëm).
- Përvojë pune në prodhim ose mirëmbajtje të pajisjeve industriale përbën përparësi.
- Njohuri bazike të mekanikës dhe funksionimit të makinave prodhuese.
- Njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit.
- Njohuri të mirë të gjuhës angleze.
- Aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur probleme teknike.
- Aftësi për punë në ekip dhe komunikim të mirë.
- Përgjegjësi, përpikëri dhe respektim i rregullave të sigurisë në punë.
- Gatishmëri për punë në ndërrime.
6. Depoist për depon e lëndës së parë (1 pozitë)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen shkarkimin dhe pranimin e materialeve të lëndës së pare, paleta dhe materiale të tjera të nevojshme për procesin e prodhimit.
- Bën sistemimin dhe renditjen e mallrave në depo sipas standardit FIFO (First In, First Out), duke siguruar që produktet më të vjetra të përdoren të parat dhe produktet e reja të vendosen pas tyre.
- Përgatit dhe furnizon linjat e prodhimit me lëndë të parë sipas kërkesave dhe planit të prodhimit.
- Pranon dhe kthen në depo mbetjet e ambalazheve dhe melmesave nga linjat e prodhimit, si dhe kryen matjen, numërimin dhe evidencimin e tyre.
- Merr pjesë dhe ndihmon në aktivitetet e dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit të organizuara nga kompania perkatese.
- Ndihmon në aktivitetet që lidhen me kontrollin, mirëmbajtjen dhe funksionalitetin e pajisjeve kundër zjarrit, në përputhje me procedurat e sigurisë.
- Përgatitja dhe ngarkesea e produkteve, si paketime, ambalazhe dhe melmesa, për dërgim në Monte, duke respektuar kërkesat dhe procedurat e përcaktuara nga kompania.
- Kryen shkarkimin, pranimin dhe sistemimin e materialeve jo-produktive, si: mjete higjienike, stikera, shirita promocionalë, markerë, vula, ngjyra për vula, doreza, kapela dhe materiale të tjera ndihmëse.
- Kryen detyra dhe shërbime të tjera në përputhje me kërkesat, udhëzimet dhe nevojat operative të administratës së kompanisë.
- Është përgjegjës për mirëmbajtjen e rendit, pastërtisë dhe organizimit të depos së lëndës së parë, duke respektuar standardet e sigurisë, cilësisë dhe higjienës në fuqi.
Kriteret dhe kushtet e nevojshme
- Shkollë e mesme.
- Përvoja e punës në depo, logjistikë ose prodhim përbën përparësi.
- Njohuri bazike të përdorimit të kompjuterit.
- Njohuri bazike të gjuhës angleze.
- Aftësi për organizimin dhe sistemimin e mallrave në depo.
- Aftësi për punë në ekip dhe komunikim të mirë.
- Përgjegjësi, përpikëri dhe kujdes në trajtimin e materialeve dhe produkteve.
- Gatishmëri për punë fizike dhe ngritje të ngarkesave sipas nevojës.
- Njohuri bazike mbi rregullat e sigurisë, higjienës dhe mbrojtjes në punë.
- Gatishmëri për punë në ndërrime.
VENDI I PUNËS – Fshati Pestovë - Vushtrri
Benefitet e punës në kompaninë Pestova Sh.p.k
- Ofrojm vend pune me standarde të larta profesionale dhe teknologji të avancuar.
- Pagë konkuruese.
- Kontratë pune afatgjate.
- Mundësi aftësimi profesional.
- Ambient miqësor pune.
Të gjithë të interesuarit për pozitat e lartëcekura mund të aplikojnë nga 04.06.2026 deri me 30.06.2026:
- Duke plotësuar formularin për aplikim tek zyret e Kompanise Pestova.
- Apo duke dërguar CV-në në email adresen : [email protected]
Verejtje : Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në ngushtë (shortlist) do të kontaktohen për intervistë.