Konkurs i hapur

Edukatore, Motër Edukatore, Koordinatore e Kopshtit, Mirëmbajtëse / Pastruese

Kopshti Blini
  • 25.07.2026
  • Prishtinë
  • Arsim - & - Edukim - Mirëmbajtje

📢 KOPSHTI BLINI – PRISHTINË / DARDANI
SHPALL KONKURS PËR VENDE TË PUNËS

Kopshti Blini shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës për këto pozita:

👩‍🏫 Edukatore
👶 Motër Edukatore
👩‍💼 Koordinatore e Kopshtit
🧹 Mirëmbajtëse / Pastruese

Kandidatët e përzgjedhur do të jenë pjesë e një ambienti edukativo-arsimor parashkollor, ku fokusi kryesor është kujdesi, edukimi dhe mirëqenia e fëmijëve.

Kërkojmë persona të përgjegjshëm, të motivuar, kreativë dhe të përkushtuar.

✅ Kualifikimet e kërkuara për pozitat Edukatore dhe Motër Edukatore:

• Edukimi dhe Zhvillimi në Fëmijërinë e Hershme
• Programi Parashkollor
• Pedagogji e Përgjithshme
• Shkenca Sociale – Përkujdesje dhe Mirëqenie për Fëmijë
• Edukim Inkluziv
• Fakulteti i Infermierisë
• Shkolla e Mesme e Mjekësisë

✅ Kriteret shtesë për pozitat Edukatore dhe Motër Edukatore:

• Përvoja e punës me fëmijë përbën përparësi
• Aftësi për vetiniciativë dhe organizim të aktiviteteve
• Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi
• Aftësi për punë në ekip dhe komunikim me prindër
• Kreativitet, përgjegjësi dhe përkushtim

👩‍💼 Kualifikimet për pozitën Koordinatore e Kopshtit:

• Diplomë universitare në Edukim Parashkollor, Pedagogji, Psikologji ose fusha të ngjashme
• Minimumi 3 vite përvojë pune në institucione parashkollore
• Aftësi të mira organizative dhe komunikuese
• Aftësi për udhëheqje dhe motivim të ekipit
• Njohuri në planifikimin dhe monitorimin e proceseve edukative
• Njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike
• Përgjegjësi, profesionalizëm dhe etikë në punë

🧹 Për pozitën Mirëmbajtëse / Pastruese kërkohet:

• Të jetë e përgjegjshme dhe e rregullt
• Të ketë aftësi për mirëmbajtjen e higjienës së ambienteve
• Përvoja e mëparshme përbën përparësi

📑 Dokumentet e nevojshme për aplikim:

• CV
• Kopje e diplomës / certifikatave përkatëse
• Dëshmi të përvojës së punës, për pozitën Koordinatore
• Letër motivimi, për pozitën Koordinatore

📩 APLIKIMI

Konkursi është i hapur deri më 25.07.2026.

Të interesuarat mund të dërgojnë dokumentet në:

📧 [email protected]
📍 Kopshti Blini – Dardani, Prishtinë

Vetëm kandidatët që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

✨ Ofrojmë ambient pozitiv pune, mundësi zhvillimi profesional dhe bashkëpunim në një ekip të përkushtuar ndaj fëmijëve.

#prishtinë #konkurs pune #punësim #infermiere #pastruese #mirembajtese #cv #edukatore #motër edukatore #koordinatore kopshti #kopsht fëmijësh #edukim parashkollor #pedagogji #dardani
13954
284
2161
8461