Ekspert lokal për Hartimin e Planit Komunal për Gjithëpërfshirje Sociale - Komuna e Fushë Kosovës (2027-2029)
|
TERMAT E REFERENCËS |
||||||||||||||
| Ekspert lokal për Hartimin e Planit Komunal për Gjithëpërfshirje Sociale - Komuna e Fushë Kosovës (2027-2029) | ||||||||||||||
|
Projekti: “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë", në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER). |
||||||||||||||
| Vendi: Prishtinë | ||||||||||||||
| Raporton tek: Menaxheri i Programit | ||||||||||||||
| Datë: Qershor – Tetor 2026 (15 ditë pune) | ||||||||||||||
|
I. Informacione të përgjithshme |
||||||||||||||
|
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (në tekstin e mëtejmë TdhK) është një organizatë joqeveritare që punon vazhdimisht në forcimin e sistemit kombëtar dhe lokal të mbrojtjes së fëmijëve, për të siguruar ofrim cilësor të shërbimeve duke përfshirë përfshirjen e grupeve të margjinalizuara shoqërore. Fushat e ekspertizës variojnë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm, familjen dhe komunitetet e tyre deri te fuqizimi i politikave dhe institucioneve lokale, rajonale, deri te forcimi i politikave dhe institucioneve në nivel kombëtar, me synimin e ofrimit të shërbimeve të ndjeshme ndaj fëmijëve përmes strukturave, politikave, standardeve të përshtatshme, buxhetimit dhe procedurave. TdhK ka tre programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e Fëmijëve 2) Migrimi dhe Antitrafikimi dhe 3) Drejtësia për të Mitur. Në të njëjtën kohë, TdhK përmes programeve të saj mbështet institucionet në forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve përmes:
|
||||||||||||||
|
II. Informacione rreth projektit |
||||||||||||||
|
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë është duke zbatuar projektin "Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë" faza III, në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER). Qëllimi i përgjithshëm i konsorciumit dhe vizioni është një shoqëri multi etnike dhe multi kulturore në Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre. Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në ndërtimin e kornizës ligjore dhe politikat e Qeverisë dhe ka ndikuar në marrjen e vendimeve që kanë avancuar përfshirjen sociale të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Duke mobilizuar bashkëpunëtorët në nivel lokal dhe nacional, konsorciumi krijoi me sukses sinergjinë e nevojshme për të rritur dhe avancuar politikat dhe integrimin institucional të intervenimeve që tashmë ishin testuar dhe zbatuar me sukses. Terre des hommes në kuadër të këtij projekti ka mbështetur ministritë në hartimin e kornizës ligjore dhe udhëzimeve administrative që rrjedhin nga Ligji për mbrojtjen e fëmijës, Ligji për shërbime sociale dhe familjare si dhe Ligji për skemën e ndihmës sociale. Hartimi i Planit Komunal për Gjithëpërfshirje Sociale në Komunën e Fushë Kosovës mbështetet në kuadrin ligjor dhe strategjik të Republikës së Kosovës, i cili obligon institucionet lokale të promovojnë përfshirjen sociale, të parandalojnë varfërinë dhe përjashtimin social, si dhe të sigurojnë qasje të barabartë në shërbime për të gjithë qytetarët. Objektivi i shërbimit Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka përgjegjësinë e përgjithshme për planifikimin dhe organizimin e politikave të mirëqenies sociale, ndërsa niveli lokal është përgjegjës për ofrimin e tyre tek përfituesit, duke luajtur kështu një rol kyc në sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së fëmijëve, duke përfshirë edhe grupet e tjera të cenueshme. Ligji për Shërbimet Sociale dhe Familjare përcakton përgjegjësitë e komunave për planifikimin, ofrimin dhe koordinimin e shërbimeve sociale dhe familjare për individët dhe familjet në nevojë, ndërsa Ligji për Skemën e Ndihmës Sociale synon mbështetjen e familjeve që jetojnë në kushte të vështira socio-ekonomike dhe fuqizimin e tyre drejt përfshirjes aktive në shoqëri. Po ashtu, aktiviteti mbështetet në obligimet që rrjedhin nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës, i cili kërkon nga institucionet publike të ndërmarrin masa për mbrojtjen, zhvillimin dhe përfshirjen e fëmijëve, veçanërisht atyre në situata të cenueshme. Në të njëjtën kohë, plani do të kontribuojë në zbatimin e politikave dhe mekanizmave për promovimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, duke adresuar barrierat strukturore që kufizojnë qasjen e tyre në arsim, punësim, shërbime sociale, strehim dhe pjesëmarrje në jetën publike. Përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në të drejta, Plani Komunal për Gjithëpërfshirje Sociale do të shërbejë si instrument i rëndësishëm për avancimin e barazisë, kohezionit social dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së grupeve më të cenueshme në Komunën e Fushë Kosovës. Për këtë arsye, Terre des hommes Lausanne në Kosovë (TdhK) do të mbështesë Komunën e Fushë Kosovës dhe do të kontraktojë një ekspert/e lokal/e me kapacitete njerëzore, etike, profesionale dhe teknike për hartimin e Planit të Veprimit për Gjithëpërfshirje Sociale për Komunën e Fushë Kosovës (2027-2029). Procesi i hartimit të planit do të udhëhiqet nga komuna përkatëse, përkatësisht nga grupi punues i formuar me vendim të Kryetarit të Komunës, me mbështetje teknike dhe profesionale nga eksperti/ja i/e angazhuar dhe TdhK. Eksperti do të ofrojë ekspertizë të thellë dhe do të lehtësojë procesin, duke siguruar që plani i veprimit të adresojë parandalimin, zvogëlimin dhe eliminimin e cenueshmërive ekonomike dhe sociale nga varfëria në komunën e përzgjedhur. |
||||||||||||||
| PËRSHKRIMI I PUNËS: | ||||||||||||||
|
Funksione thelbësore të konsulencës:
|
||||||||||||||
| I. Përgjegjësitë: | ||||||||||||||
|
Në bashkëpunim të ngushtë me Grupin Punues (të formuar me vendim të Kryetarit të Komunës përkatëse), eksperti/ja do të kenë përgjegjësitë në vijim:
|
||||||||||||||
| II. Koha | ||||||||||||||
|
Detyra është paraparë të kryhet brenda 15 ditëve të punës brenda periudhës nga muaji qershor – tetor, 2026.
* Datat vendosen pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Ekspertit/Ekspertes, Komunës përkatëse, Ministrisë dhe Terre des hommes në Kosovë. |
||||||||||||||
| III. Kriteret e Përzgjedhjes | ||||||||||||||
|
||||||||||||||
|
Si të aplikoni? Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në [email protected]
Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga 10.06.2026 deri më 20.06.2026, në orën 17:00. Ju lutemi shkruani “Ekspert lokal për hartimin Planit komunal për gjithëpërfshirje sociale – Komuna e Fushë Kosovës (2027-2029)” në subjekt të email-it. Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve: Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së duke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave. Për shkak të numrit të madh të aplikimeve, TdhK nuk mund t'i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen. |