Menaxher/e në Showroom të Pllakave, Asistent/e i/e Shitjes
KONKURS PUNE
Bunjamini Qeramika fton kandidatët e motivuar, profesionistë dhe me përvojë të aplikojnë për pozitat e hapura, të cilët do të kontribuojnë në ofrimin e shërbimit cilësor ndaj klientëve dhe zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë.
Pozitat e lira:
1. Menaxher/e në Showroom të Pllakave
Detyrat kryesore:
- Menaxhimi i aktiviteteve të përditshme në showroom;
- Këshillimi dhe asistimi i klientëve në përzgjedhjen e produkteve;
- Organizimi dhe prezantimi profesional i produkteve;
- Menaxhimi i Showroom-it
- Bën porosin e produkteve,
- Kujdeset për mbarëvajtjen e përgjithëshme,
- Mbikëqyrja e procesit të shitjes dhe arritja e objektivave të përcaktuara.
2. Asistent/e i/e Shitjes
Detyrat kryesore:
- Ofrimi i asistencës për klientët gjatë procesit të blerjes;
- Prezantimi i produkteve dhe informimi mbi karakteristikat e tyre;
- Mbështetja e ekipit të shitjes në aktivitetet e përditshme;
- Kujdesi për organizimin dhe mirëmbajtjen e showroom-it.
Kualifikimet e kërkuara për të dy pozitat:
✔ Përvojë pune me produkte qeramike dhe sanitare;
✔ Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
✔ Aftësi për punë në ekip dhe orientim ndaj klientit;
✔ Përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim në punë.
Aplikimi
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në:
📧 [email protected]
📞 +383 49 298 999
Lokacioni: Shupkovc, Mitrovicë.
Bashkohuni me ekipin e Bunjamini Qeramika dhe bëhuni pjesë e një kompanie të suksesshme në fushën e qeramikës dhe produkteve sanitare.