Konkurs i hapur
Shofer, Depoist
MAJANCA SH.P.K.
Majanca House SH.P.K në Prishtinë, shpall konkurs për pozitat: Shofer dhe Depoist.
Detyra dhe përgjegjësit për këto pozita janë:
🚚 Shoferi
- Transporton mallrat në mënyrë të sigurt dhe në kohë
- Kontrollon gjendjen teknike të automjetit para dhe pas udhëtimit
- Respekton rregullat e qarkullimit rrugor
- Mban dokumentacionin e transportit (fatura, fletë-udhetime)
- Ngarkon dhe shkarkon mallrat (kur kërkohet)
- Raporton çdo problem apo vonesë
- Kujdeset për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e mjetit
📦 Depoisti
- Pranon dhe kontrollon mallrat që hyjnë në depo
- Sistemon dhe organizon mallrat sipas kategorive
- Mban evidencë të saktë të stokut
- Përgatit porositë për dërgesë
- Kontrollon cilësinë dhe sasinë e mallrave
- Siguron kushte të mira ruajtjeje në depo
- Raporton mungesa ose dëmtime
Procesi i Aplikimit:
Mënyra e aplikimit bëhet duke dërguar CV-në (ku duhet të ceket pozita për të cilën aplikohet) në e-mail adresën: [email protected]
Konkursi është i hapur nga data 10.06.2026-30.06.2026.
Deshiron te aplikosh me shpejte?
Apliko ketu