Konkurs i hapur

THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT

Association PePeKo
  • 12.07.2026
  • Prishtinë
  • Te - tjera

THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT

A jeni një ndërmarrje që operon në sektorin e përpunimit të ushqimit në Kosovë?

Shoqata e Përpunuesve të Frutave dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo), në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), fton ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) të aplikojnë për pjesëmarrje në Programin SCORE.

Programi SCORE (Sustaining Competitive and Responsible Enterprises) mbështet ndërmarrjet në përmirësimin e produktivitetit, efikasitetit operacional, bashkëpunimit në vendin e punës dhe performancës së përgjithshme të biznesit.

Ndërmarrjet e përzgjedhura do të përfitojnë nga:

  • Vlerësimi fillestar i ndërmarrjes (Baseline Assessment);
  • Identifikimi i mundësive për rritjen e produktivitetit;
  • Rekomandime për përmirësimin e proceseve operative;
  • Përmirësimi i praktikave të menaxhimit dhe organizimit të punës;
  • Mbështetje për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet menaxhmentit dhe punëtorëve;
  • Qasje në metodologjinë dhe ekspertizën ndërkombëtare të Programit SCORE.

Pjesëmarrja në program është pa pagesë për ndërmarrjet e përzgjedhura.

Afati për aplikim: 23 Qershor 2026

Për informata shtesë:
📧 [email protected]

Programi SCORE zbatohet nga PePeKo, në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), në kuadër të projektit “Labour Inspectorate Efficiency”, i financuar nga Qeveria e Suedisë.

Shkarkoni aplikacionin KËTU

#prishtinë #portal pune #shpallje pune #jap pune #vende pune #pepeco
13910
274
2155
8447