Konkurs i hapur

Agjent i shitjes

AGNA Kosova
  • 19.07.2026
  • Mitrovicë, Vushtrri
  • Shitje


Agna Kosovë, pjesë e Agna Group po kërkon njerëz energjikë e të vendosur, që i shikojnë sfidat si mundësi, të gatshëm për tu përballur çdo ditë me dinamikat e tregut dhe që e kanë pasion shitjen dhe punën në terren, për t’i punësuar si agjent shitjesh në Departamentin e shitjes për regjionin e Mitrovicës/Vushtrrisë:

Detyrat kryesore:

  • Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie të mira me klientët
  • Realizon objektivat e shitjes
  • Ambasador për brandet dhe imazhin e kompanisë në treg
  • Njeh problemet apo mundësitë e tregut dhe ofron zgjidhje kreative
  • Informohet për konkurrentët dhe raporton bazuar në standardet e kompanisë
  • Përkrah dhe nxit shitjen e produkteve të reja
  • Mbështet me entuziazëm çdo aktivitet të organizuar nga kompania
  • Përditëson njohuritë dhe zhvillohet profesionalisht

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë
  • Të ketë gatishmëri të lartë për t’i shërbyer klientëve
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi
  • Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale
  • Të ketë vetëbesim dhe motivim të lartë
  • Të ketë këmbëngulje dhe fokus tek objektivat
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office
  • Leje drejtimi automjeti

Dërgoni CV-në tuaj tek [email protected]

Deshiron te aplikosh me shpejte?
Apliko ketu
#shitje #mitrovicë #vushtrri #konkurs pune #marketing #kliente #shitje në terren #agna kosovë #agjent shitjesh #përfaqësues shitjesh #departamenti i shitjes #brand ambassador #tregu #microsoft office #gjuhë angleze #leje drejtimi #punë në teren
13913
277
2155
8447