Konkurs i hapur

AGJENTË TË SHITJES (3)

Access Real Estate
  • 19.07.2026
  • Prishtinë
  • Shitje

KONKURS PËR AGJENTË TË SHITJES – 3 VENDE TË HAPURA

Për të gjithë ata që kanë motivim, ambicie dhe dëshirë për të arritur sukses e për t’u ngritur profesionalisht në fushën e patundshmërive.

Kandidatet rekomandohet të kenë:

  • Komunikimi i mirë – të flasë qartë, të dëgjojë klientët dhe të krijojë besim.
  • Aftësi negocimi – të arrijë marrëveshje të favorshme mes blerësit dhe shitësit.
  • Shitje dhe bindje – të prezantojë pronat në mënyrë tërheqëse pa ushtruar presion të tepërt.
  • Njohuri të tregut të patundshmërive – çmimet, lagjet, trendet dhe vlerësimi i pronave.
  • Organizim dhe menaxhim kohe – takime, dokumente, klientë dhe afate.
  • Aftësi për rrjetëzim (networking) – krijimi i kontakteve me klientë, investitorë, banka, noterë etj.
  • Aftësi digjitale – përdorimi i rrjeteve sociale, platformave të shpalljeve, email-it dhe programeve të punës.
  • Vëmendje ndaj detajeve – kontrata, dokumentacioni dhe kushtet ligjore.
  • Zgjidhje problemesh – të menaxhojë pengesa gjatë procesit të shitjes ose qirasë.
  • Durim dhe inteligjencë emocionale – klientët shpesh ndryshojnë mendim ose kanë kërkesa të ndryshme.
  • Integritet dhe etikë profesionale – transparenca është shumë e rëndësishme.
  • Njohuri bazë juridike dhe financiare – kontratat, procedurat e pronësisë, kreditë hipotekare etj.

Poashtu kërkohet:

  • Patentë shoferi
  • Përvojë në shitje ose marketing
  • Gjuhë të huaja (sidomos anglisht)
  • Njohuri të programeve si Excel, CRM ose platforma të marketingut

Agjencioni ne vazhdimësi ofron:

  • Trajnime profesionale dhe zhvillim të vazhdueshëm
  • Ambient modern dhe mbështetës pune në qendër të qytetit.
  • Mundësi të shkëlqyera për avancim në karrierë

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në [email protected] ose të na kontaktojnë në 049 622 330.

Bëhu pjesë e ekipit të Access Real Estate dhe ndërto karrierën tënde në industrinë e patundshmërive!

Deshiron te aplikosh me shpejte?
Apliko ketu
13913
277
2155
8448