Konkurs i hapur

Ftesë për Tender: Furnizimi dhe instalimi i makinave industriale për larje dhe tharje të rrobave për nevojat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.

AQH Project
  • 19.07.2026
  • Dragash, Viti
  • Ftesë - për - Ofertë

Ftesë për Tender

19.06.2026

Referencë: ITT/AQH/2026/001

Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH) - Office in Kosovo
Project: Accessible Quality Healthcare (AQH)

Instituti Zviceran për Shëndet Tropikal dhe Publik (Swiss TPH), përmes zyrës së tij në Kosovë, po zbaton projektin “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” (AQH) me qëllim të përmirësimit të shëndetit të popullatës në Kosovë përmes ekselencës në hulumtim, shërbime, mësimdhënie dhe trajnim.

Projekti “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” (AQH) në Kosovë fton të gjitha kompanitë e specializuara në furnizimin me pajisje lavanderie të paraqesin ofertat e tyre për ofrimin e shërbimeve në vijim:

Furnizimi dhe instalimi i makinave industriale për larje dhe tharje të rrobave për nevojat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.

Kompanitë e interesuara mund të kërkojnë dokumentet e tenderit më së largu deri më 02.07.2026 duke kontaktuar Zyrën e Projektit AQH në Prishtinë, Kosovë, në adresën e mëposhtme elektronike:[email protected]

Gjatë paraqitjes së kërkesës, ju lutemi të përfshini emrin e kompanisë dhe numrin unik identifikues të saj. Dosja e tenderit do t’u dërgohet me email kompanive që operojnë në fushën përkatëse brenda 5 ditëve nga marrja e kërkesës. I gjithë dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është i përfshirë në dosjen e tenderit.

Data e fundit për dorëzimin e ofertave: 09 Korrik 2026, ora 11:00

Udhëzime për dorëzimin e ofertave:

Ofertat duhet të dorëzohen në formë fizike (hard copy), duke përfshirë një (1) origjinal dhe një (1) kopje, si dhe një USB ose CD me dokumentacionin përkatës, në një zarf të mbyllur, në Zyrën e Projektit AQH në adresën e mëposhtme:

Adresa: Rr. Tirana, Prime Residence, C 4/3, Hyrja D, Kati i 6-të, Banesat nr. 17, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Projektit AQH në: [email protected]

13913
277
2155
8447