Konkurs i skaduar

Merchandiser për regjionin e Prishtinës dhe Suharekës

Buçaj
  • 29.09.2021
  • Prishtinë, Therandë
  • Te - tjera

Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitat:  

Merchandiser për regjionin e Prishtinës dhe Suharekës

Përgjegjësitë për pozitën

 

  • Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të Korporatës në pikën apo planin e caktuar;
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve  të brendit në treg;
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit përkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan;
  • Kërkon mundësitë për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit;
  • Siguron pozitë dhe ekspozim sa më efektiv  të POSM të përkohshëm/përhershëm dhe të negocioj pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM;
  • Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mban freskinë e produkteve kryesore duke aplikuar rotacion strikt, kodimit dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
  • Kontrollon freskinë dhe implementon principin “First In First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti).

 

Kualifikimet e kërkuara

 

  • Kandidatët duhet të kenë  të paktën të përfunduar shkollën e mesme - preferohet të kenë diplomë universitare;
  • E preferuar 1 vit përvojë pune në shitje/merchandising;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të aftë të punojnë në ekip dhe të pavarur.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi të punës ekipore dhe fleksibilitet; 
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të punës nën presion.
  • Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale.

 

 

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV ose aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com. CV apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën dhe regjionin për të cilën aplikoni (Merchandiser).

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 15 Shtator, 2021 deri më 29 Shtator, 2021.

#te tjera #prishtinë #therandë
13943
274
2161
8456