Thirrje për të Ofertuar për Shërbime të Auditimit për Auditimin e Pasqyrave Financiare të FKGK-së
Skaduar
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore
Prishtinë
Full Time
Përshkrimi

SHPALLJE

Thirrje për të Ofertuar për Shërbime të Auditimit për Auditimin e Pasqyrave Financiare të FKGK-së 

Fondi Kosovar për Garanci  Kreditore (FKGK) synon të sigurojë shërbime të auditimit të jashtëm për Pasqyrat Financiare të FKGK-së për një periudhe tre (3) vjeçare. FKGK ka përgatitur një Kërkesë për Propozim (KPP) për shërbimet e kërkuara dhe fton të gjithë ofertuesit e kualifikuar për t’iu përgjigjur KPP-së.

Propozuesi duhet të demonstrojnë qartë se i plotëson kriteret e detyrueshme si në vijim:

  • Propozuesi duhet të jetë i licencuar në pajtim me Ligjin Nr. 06/L-032 për Kontabilitetin, Raportimin Financiar dhe Auditimin dhe të jetë i autorizuar të ofrojë shërbime të auditimit të pasqyrave financiare në Kosovë;
  • Propozuesi duhet të ketë: (a) së paku dy (2) partnerë kyç të auditimit përgjegjës për Kosovën, auditues ligjor të certifikuar nga një shoqatë e kontabilistëve dhe auditorëve e Kosovës e anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK), ShKÇAK dhe (b) së paku një anëtar i ekipit të auditimit, të ketë kualifikim profesional ndërkombëtar të auditimit të jashtëm (ACCA).
  • Propozuesi duhet të ketë përvojë së paku tri (3) vjeçare në kryerjen e auditimeve të pasqyrave financiare, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF), të bankave dhe/ose institucioneve mikrofinanciare dhe të ofrojë dëshmi të auditimeve paraprake;
  • Propozuesi nuk duhet të ketë ofruar shërbim auditimi në FKGK në tre (3) vitet e mëparshme dhe nuk është në bazë të kontratës ose nuk është në negociata për të bërë këtë;

Mos përmbushja e kritereve të mësipërme nga propozuesi, do të rezultojë në përjashtim nga shqyrtimi i mëtejshëm, gjatë procesit të vlerësimit.

Ofertuesit e interesuar që përmbushin kriteret, ftohen të paraqesin propozimet e tyre dhe të gjithë dokumentacionin përkatës për implementimin e detyrës sipas udhëzimeve të përcaktuara në KPP. FKGK nuk do të jetë përgjegjës për cilëndo kosto që lidhet me përgatitjen ose dorëzimin e ofertave.

Afatet janë si më poshtë:

  • Afati i fundit për të kërkuar RFP: 04 Gusht 2022 në orën 15:00
  • Afati i paraqitjes së pyetjeve: 05 Gusht 2022 në ora 15:00
  • Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve: 12 Gusht 2022 në ora 15:00

KPP mund të kërkohet vetëm duke dërguar një email tek info@fondikgk.org . Kërkesa e emailit duhet të përfshijë:

  • Emri i kompanisë, adresa zyrtare e regjistruar, numri i telefonit, adresa e postës elektronike dhe faqja e internetit.
  • Emri i personit të caktuar të kontaktit / ndërlidhës për KPP-në në kompani, titullin, adresën e emailit dhe numrin e telefonit.
  • Adresa e postës elektronike në të cilën duhet të dërgohet KPP-ja nëse është e ndryshme nga ajo e personit kontaktues / ndërlidhës.

Kliko këtu për gjuhën Angleze

Kliko këtu për gjuhën Serbe

Tagged as: fkgk, Fondi Kosovar për Garanci  Kreditore, Invitation to Audit Services for audit of KCGF’s Financial Statements, Kërkesë për Propozim, KPP, Shërbime të Auditimit, Shërbime të Auditimit për Auditimin e Pasqyrave Financiare të FKGK-së 

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
2103
227
534
1323