Vende të lira pune
  • 038 560 462
Skaduar
Korporata Rugove
Prishtinë
Përshkrimi

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për 6 pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të Ujë Rugove në Shkabaj, Prishtinë. Pozitat e hapura janë:

KOMERCIALIST
LIFERUES
VOZITËS KAT. C
MERÇENDAIZER
PIRUNIST
NDIHMËS DEPOIST

KOMERCIALIST

  • Organizon dhe kujdeset për punët komerciale në rajonin e caktuar paraprakisht.
  • Viziton klientët dhe merr porositë e mallrave tek ata.
  • Angazhohet në gjetjen e klientëve të rinj.
  • Vlerësohet për arritjen e planit/targetit të shitjes për produktet e ujit, djathit dhe produkteve të tjera.
  • Koordinon me logjistikën dhe liferuesit e mallit për realizimin e shitjes.

LIFERUES dhe VOZITËS me Kategori C

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
  • Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

MERÇENDAIZER

  • Siguron pozicionim sa më të mirë të produkteve nëpër markete.
  • Mirëmban dhe pastron ekspozimin e produkteve të kompanisë nëpër rafte sipas standardeve.
  • Kontrollon afatet e produkteve dhe stoqet.
  • Ndihmon në realizimin e promovimeve të produkteve.
  • Shpërndan material dhe rekuizita të ndryshme të marketingut sipas nevojës.

PIRUNIST:

  • Bën ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave që gjenden në depo.
  • Kujdeset për mos-dëmtimin e mallrave.
  • Përgatit porositë e ditës së nesërme, si dhe
  • Kryen detyra tjera në bazë të kërkesës së personit përgjegjës.

NDIHMËS DEPOIST:

  • Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas.
  • Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
  • Ndihmon depoistin të drejtojë e organizojë punën në depo.
  • Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.
  • Paga bruto është 350.00€ dhe me kontratë të rregullt pune.

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT:

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
  • Patent shofer kategoria B.
  • Për Vozitës edhe patent shofer kategoria C.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

SI TË APLIKOHET:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën [email protected]  duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 22 gusht 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Tagged as: Djathe Rugove, komercialist, Liferues, MERÇENDAIZER, ndihmes depoist, Pirunist, prishtine, shkabaj, uje rugove, Vozites Kategoria C

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6886
159
1519
6530