Konkurs i skaduar

Trajnim- Bashkëpunëtorshipi si çelës i suksesit

Mercurius Consulting
  • 23.09.2022
  • Prishtinë
Trajnim- Bashkëpunëtorshipi si çelës i suksesit

Trajnimi: Bashkëpunëtorshipi si çelës i suksesit

Bashkëpunëtorshipi mund të definohet si tërësia e sjelljeve, aktiviteteve dhe çasjeve të cilat ne i shfaqim në punë, nëpërmes së cilave i realizojmë pritshmëritë që ekzistojnë për neve.

Të gjitha veprimet që i bëjmë për ti kryer detyrat e punës si dhe të gjitha sjelljet që i shfaqim gjatë bashkëpunimit me kolegët tonë e poashtu edhe mënyra se si e përfaqsojmë kompaninë në të cilën punojmë e pasqyrojnë Bashkëpunëtorin in action.

Cili është sekreti i Bashkëpunëtorshipit dhe cilat janë ato funksione të cilat e bëjnë stafin të shkëlqejë?

Përshkrimi i Trajnimit:
Trajneri Arben Schön Doroci do ta shpjegojë Bashkëpunëtorshipin si çelës i suksesit duke u nisur nga shtjellimi i përgjithshëm shkencor se çka e definon Bashkëpunëtorshipin, si dhe cilat janë funksionet e lidershipit të cilat duhen përforcuar, në mënyrë që stafi të avancohet në nivelin e ekselencës.
Trajnimi do të mbështetet me ilustrime praktike nga ana e trajnerit, i cili e ndanë përvojën e gjatë në fushën e lidershipit e poashtu  do të keni mundësi që përmes punëtorive praktike të aftësoheni në përforcimin e funksioneve kyçe të Bashkëpunëtorshipit siç janë: BESUESHMËRIA, ADAPTUESHMËRIA dhe PROAKTIVITETI.
Përmes punëtorisë do të elaborohen mësimet teorike në mënyrë që pjesëmarrësit të fitojnë përvojë sa më të mirë për ngritjen e nivelit të stafit në kompanitë e tyre.
Trajnimi do të jetë interaktiv në masë të madhe, duke u mbështetur në IT-solucione të përshtatshme, prandaj rekomandohet që secili pjesëmarrës të ketë me vete një smartphone.

Çka do të përfitojnë pjesëmarrësit nga ky trajnim?
Prej trajnimit Bashkëpunëtorshipi si çelës i suksesit do të përfitojnë të gjithë pjesëmarrësit që kanë pozitë udhëheqëse, si dhe ata të cilët aspirojnë të marrin pozita udhëheqëse.

Njohuritë që do të merren do të ndihmojnë pjesëmarrësit për vetëdijesimin mbi atë se cili dimension i bashkëpunëtorshipit është duke çaluar, si dhe në përzgjedhjen e masave adekuate për ta përforcuar të njëjtin. 

Orari i trajnimit:
26 Shtator 2022 nga ora 09:00-15:00 (1 orë pauzë). 

Vendi i Trajnimit:
Në Hotel Prishtina në Prishtinë. Adresa: Rr. Vaso Pasha, nr 20, 10000, Prishtinë, Kosovë. www.mercurius.co Tel: +383 45 111 151.

Çmimi i Trajnimit:
Kushton € 99 Euro (me TVSH). Pas aplikimit tuaj përmes formës më poshtë ju dërgohen përmes email-it udhëzimet për pagesë. 👣Nxitoni

Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me çertifikatë.

Tagged as: Bashkepunetorshipi, mercurius consulting, prishtine, trajnim

#prishtinë
13949
280
2161
8456