Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit
Skaduar
INFRAKOS SH.A
Fushë Kosovë
Financa
Përshkrimi

Në bazë të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, lidhur me nenin 17 (Ligji nr.03/L-087, datë: 13.06.2008, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111 (nenit 9 dhe 13) datë: 20.04.2012; me tej ne tekst: Ligji nr. 03/L-087) dhe vendimit të datës 24.11.2022 nr.prot. Bordi i përkohshëm i Drejtorëve i Ndërmarrje Publike Infrastruktura Hekurudhore e Kosovës ,,Infrakos Sh.a.’’ shpallë:

KONKURS PËR VEND TË PUNËS

Titulli i punës: Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit

Vendi: Fushë Kosovë

Ndërmarrja: Infrakos Afati i fundit për aplikim : 23.12.2022

Titulli i punës: Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit

Duke i raportuar Bordit të Drejtorëve, Zyrtari Kryesor i Financave dhe Thesarit është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të Financave dhe Thesarit në NP Infrakos Sh.a.

Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë që të gjithë personat e emëruar si zyrtarë sipas nenit 21 pikës 3 të ligjit bazik për Ndërmarrje Publike nr.03/L-087, gjithashtu bazuar në nenin 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshim dhe plotesimin e nenit 21, paragrafi 21.4. të ligjit bazik, riformulohet si në vijim: të jenë persona me integritet të njohur të cilët :

  1. i plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 (ligjit bazik),
  2. i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 (ligj t bazik) pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l),
  3. nuk janë, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tridhjetë e gjashtë (36) muajsh para datës së aplikimit nuk kanë qenë Drejtorë të Bordit të kompanisë gjegjëse, dhe
  4. kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.

Detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e ZKFTH-së janë:

Zyrtari Kryesor i Funancave dhe Thesarit është përgjegjës për mbikëqyrjen e të gjitha aktiviteteve financiare të subjektit të sektorit publik për garantimin e cilësisë dhe pajtueshmërisë së:

  • Dokumentit final të buxhetit dhe bashkërendimin e punës gjatë procesit të planifikimit të ndermarrjes;
  • Raporteve mujore, periodike, gjashtëmujore, vjetore dhe specifike si dhe monitorimin e realizimit të buxhetit sipas planit të biznesit të ndërmarrjes;
  • Të sigurohet se transaksionet financiare, kontabilitetit dhe pasqyrave vjetore financiare të ndërmarrjes të jenë në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe aktet nënligjore të miratuara nga Ministri i Financave;
  • Rregulloreve të brendshme të menaxhimit financiar, hartimit të proceseve dhe fushat me rrezik, duke siguruar gjurmët e auditimit për të gjitha proceset në kuadër të subjektit dhe listat për kontroll financiare për të gjithë personelin e financave të ndermarrjes;
  • Udhëheqë evidencat lidhur me mjetet financiare të Korporatës dhe gjendjen e Thesarit;
  • Themelon dhe shqyrton kontrollin e brendshëm financiarë, duke përfshirë edhe blerjet, faturat e parave kesh dhe asetet fikse;
  • Monitoron llogaritë fitimprurëse dhe koordinon pagesat e faturave dhe blerjeve të posaçme;
  • Përgatit dokumentet e Korporatës për auditimin në fund të vitit dhe shërben si një ndërlidhës për auditorët;
  • Shqyrton, marrëveshje financiare dhe mirëmban të gjitha politikat financiare të lidhura me biznesin;
  • Zhvillon dhe implementon strategjitë financiare afat mesme dhe afat gjate për të siguruar menaxhim dhe siguri të fondeve në mënyrën më profitabile;
  • Inicion ndryshime dhe plane për zhvillimin e stafit në departamentin e financave në pajtim me praktikat moderne ekzistuese në këtë fushë;
  • Zhvillon procedurat për të kontrolluar dhe planifikuar qarkullimin e parave;
  • Siguron që NP Infrakos Sh.a. është në pajtim me legjislacionin dhe rregulloret relevante ne këtë fushë.
  • Zyrtar Kryesori Financave dhe Thesarit është vartës i të drejtpërdrejtë dhe llogaridhënës ndaj Kryeshefit Ekzekutiv për operacionet financiare, kontabilitetin dhe përgatitjen e pasqyrave financiare të ndërmarrjes.

Mandati i ZKFTH

  • ZKTHF emërohet nga Bordi i Drejtorëve me kontratë të rregullt pune me kohëzgjatje 3 vite.

Kompenzimi i pagës mujore

  • Paga e ZKTHF është e përcaktuar me deklaratën e politikës për kompenzim të zyrtarëve të lartë brenda ndërmarrjes publike Infrastruktura Hekurudhore e Kosovës Infrakos Sh.a.

Kushtet dhe kriteret që ZKFTH duhet t’i plotësoj:

  • Kandidati duhet të ketë diplomë universitare nga fusha e financave dhe/ose kontabilitetit.
  • Të jetë Teknik i Konatabilitetit në një nga institucionet e çertifikuara ose nga institucione të tjera përkatëse ndërkombëtare ose vendore në përputhje me kriteret e lëshuara nga Ministri i Financave;
  • Përvojë profesionale nga fusha e financave dhe kontabilitetit;
  • Të dëshmoj njohuri të duhura për menaxhimin financiar të ndërmarrjes;
  • Aftësi për analizimin dhe detektimin e çështjeve të rëndësishme financiare;
  • Njohuri të gjerë të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IAS), menaxhim të financave dhe qarkullimit të parave;
  • Kapacitet për të trajnuar dhe zhvilluar stafin e financave;
  • Aftësi të forta bindëse/ndër personale;
  • Zotësi për t’u përshtatur në situata të pa-planifikuara, apo të ndryshuara, fleksibilitet të planeve dhe masat për t’u përballur me rrethanat e tilla;
  • Zotësi të delegimit dhe monitorimit të autoritetit dhe përgjegjësisë tek bashkëpunëtorët për kryerjen e funksioneve të deleguara;
  • Pavarësia dhe niveli i lartë i integritetit përgjatë aktiviteteve në korporatë;
  • Aftësi për udhëheqje për arritjen e objektivave të përgjithshme të Infrakos Sh. A, si dhe aftësia për të marrë vendime të rëndësishme në situatat e vështira;
  • Kandidati duhet të ketë së paku 5 vite përvojë në menaxhimin e financave. Preferohen individët me përvojë pune në ndërmarrje/ korporata me madhësi dhe kompleksitet te lartë;
  • Kandidati duhet te jetë i/e lirë nga çdo konflikt interesi siç përcaktohet me Ligjin për Konfliktin e Interesit 06/L-011;
  • Preferohet njohuri e mirë e gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur.

Informatë për procedurën e konkurrimit

Kandidatët për ZKFTH, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Aplikacionin;
  • CV-në e detajuar duke përfshirë datat e sakta të punësimit dhe detaje të përgjegjësive për çdo pozicion duke përfshirë nivelin e vendimmarrjes, numrin e punonjësve të mbikëqyrur, buxhetin dhe përgjegjësitë:
  • Letër motivimin;
  • Dëshminë mbi kualifikimin profesional;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës;
  • Çertifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se gjashtë muaj) të lëshuar nga Gjykata kompetente;
  • Kopjen e letërnjoftimit.

Aplikanti duhet ta vendos datën dhe të nënshkruaj deklaratën nën betim ku deklarohet që i përmbushë të gjitha kushtet e pranueshmërisë. Kjo deklaratë së bashku me aplikacionin mund të shkarkohen nga uebfaqja e Ndërmarrjes Publike Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës Infrakos Sh.a.: www.infrakos.com/publikimet/punesimi/

Dokumentacioni i kompletuar (aplikacioni së bashku me deklaratën nën betim dhe të gjitha dokumentet përcjellëse) dorëzohet personalisht në zarf të mbyllur në zyrën e arkivit në ndërtesën e Drejtorisë së

,,INFRAKOS-it’’ në adresën Sheshi i Lirisë pn, në Fushë Kosovë, me shënimin: për z. Arsim Deliu, Sekretari ,,INFRAKOS’’-it, ose përmes e-mailit zyrtar:[email protected]

Në aplikacion duhet të ceket qartë titulli i vendit të punës dhe dokumentet e bashkangjitura të aplikacionit duhet të jenë kopje dhe nuk kthehen. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe e-mail adresën.

Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë me diskualifikimin e menjëhershëm.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ,,Infrakos” Sh.A, ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe inkurajon të gjitha femrat e meshkujt e të gjitha komuniteteve që i plotësojnë kriteret e konkursit që të aplikojnë.

Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet në një kohë optimale pas përfundimit të afatit për aplikim. Bordi i Drejtorëve i NP Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ,,Infrakos” Sh.A e mban të drejtën e formimit të listës së shkurtë me aplikantët si dhe përzgjedhjen e Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit.

Konkursi mbetet i hapur nga data 25 nëntor 2022 deri më 23 dhjetor 2022 në ora 16:00.

Për të shkarkuar Deklaratën nën betim: KLIKONI KETU

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6921
177
1522
6541