DREJTOR/DREJTORESHË KOMERCIAL/E – DEPARTAMENTI USHQIMOR
  • 038/549-479
Skaduar
Beta Group
Lipjan
Menaxhment
Përshkrimi

DREJTOR/DREJTORESHË KOMERCIAL/E – DEPARTAMENTI USHQIMOR

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Vlerësimi dhe realizimi i mundësive potenciale për përmirësimin e biznesit në treg përmes forcimit të bashkëpunimit me partnerët ekzistues dhe fillimit të bashkëpunimit me partnerë të rinj.
  • Përgjegjës/e për realizimin e synimeve të përcaktuara dhe planeve të veprimit për departamentin.
  • Përgjegjës/e për menaxhimin dhe përmirësimin e proceseve brenda departamentit.
  • Përgjegjës/e për negociatat me partnerët e mundshëm.
  • Analizon aktivitetin e zhvillimit të biznesit dhe strategjinë e konkurrentëve, duke përfshirë tendencat dhe qasjet e tyre të çmimeve.
  • Duhet të jetë një mendimtar/e strategjik/e, kurioz/e, inovativ/e dhe krijues/e në mënyrë që të krijojë marrëdhënie, rrjet, lidhje me burimet dhe aplikimin e praktikave të biznesit.
  • Përgjegjës/e për të menaxhuar dhe motivuar ekipin e shitjës dhe merchandiserëve për të arritur shitjen sipas planeve.
  • Bërja e planeve të rregullta mujore të veprimit, vëllimi/vlera në përputhje me nevojat e zinxhirit të furnizimit.
  • Monitorimi i rezultateve të strategjive të zbatuara, nxjerrja e konkluzioneve, propozimeve dhe masave për përmirësimin e mëtejshëm të rezultateve.
  • Duhet të jetë në gjendje të përmbushë dhe tejkalojë qëllimet e performancës së shitjeve dhe të ekzekutojë kohën dhe menaxhimin e territorit.

KUALIFIKIMET

  • Diplomë universitare në fushën përkatëse.
  • Të paktën 5 - 8 vjet përvojë në pozita të ngjashme.
  • Përvojë dhe njohuri në industrinë e ushqimit dhe pijeve.
  • Gjuha Angleze rrjedhshëm (folur dhe shkruar rrjedhshëm).
  • Njohja e gjuhës serbo-kroate është përparësi.
  • Aftësi kompjuterike (Word, Excel, PowerPoint, Internet Browser).
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.
  • Leje Drejtimi, Kategoria B.

Beta Group është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë punësimi. Ju njoftojmë se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë, ju lutemi të shkruajnë pozicionin e punës për të cilin po aplikoni, në “Subject Line”, të emërtoni CV-në tuaj në formatin e mëposhtëm (Emri Mbiemër – CV).

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në e-mail: [email protected]

Afati i aplikimit është deri më 30 Dhjetor 2022 në orën 17:00.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6921
177
1522
6541