Asistent/e e Produkt Menaxher
  • Jo Publik
Skaduar
ITD Prishtinë
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

ITD Prishtinë SH.P.K. ka filluar operimin në Kosovë që prej vitit 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë SH.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer, si dhe shumë kompanive të tjera prestigjoze globale.

ITD Prishtinë Sh.P.K., shpall konkurs për:

Asistent/e e Produkt Menaxher,

Kualifikimi dhe kërkesat për vendin e punës:

  • Duke qenë se Kompania është e fokusuar në distribucionin e produkteve IT, është e preferueshme që kandidati të ketë diploma universitare në degë të profileve teknike;
  • Të paktën 2 (dy) vite eksperiencë në pozicione pune analoge në Kompani private;
  • Njohuri shumë të mira për produktet IT;
  • Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira komunikuese, negociuese dhe prezantuese;
  • Të jetë i disponueshëm dhe kooperues me ekipin për punë në raste edhe jashtë orarit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Njeh mire gamën e produkteve që mbulon tregton Kompania, si dhe specifikimet e tyre;
  • Njeh përmbajtjen e kontratave me furnitorët;
  • Njeh dhe ndjekë programet dhe kampanjat e furnitorëve me partnerë;
  • Ndjekë në mënyrë aktive raportet e furnitorëve në formatin që kërkohet;
  • Ndjekë në mënyrë aktive fondet e mundshme nga furnitorët;
  • Këshillon dhe jep zgjidhje teknike për prezantimin tek klienti të produkteve specifike apo zgjidhje të Kompanisë në fazat e shitjes;
  • Përgatitë materiale sqaruese dhe prezantuese mbi produktet ekzistuese dhe të reja në interes të klientit apo të procesit të shitjeve;
  • Aftësi shumë të mira në përgatitjen e raporteve për shitje dhe stok.

Kompania ITD Prishtinë, ofron këto kushte:

Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore;

  • Orari i punës: orar i rregullt i punës;
  • Pagë konkurruese në treg;
  • 20 dite pushim vjetor në vit, përfshi të gjitha pushimet  tjera sipas legjislacionit në fuqi;
  • Transport të organizuar për punonjësit Prishtinë – Kompani;
  • Mundësi për zhvillim profesional. 

Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju lutem dergoni CV - in, si  dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: [email protected]

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.  

Konkursi ngelet i hapur deri më: 25.12.21

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6878
180
1518
6524