Praktikant - Trajner në fushën e Mekatronikës në Prizren (3)
Skaduar
Asociation "Loyola-Gymnasium"
Prizren
Arsim & Edukim
Përshkrimi

KONKURS

PËR PRAKTIKANTË

Loyola-Profesionale është një ndër qendrat më të reja të arsimit dhe aftësimit dual profesional në Kosovë dhe në të njëjtën kohë është plotësisht e akredituar dhe e licencuar nga të gjitha autoritetet kosovare kompetente.

Loyola-Profesionale ofron mundësinë për mbajtjen e praktikës për tre (3) kandidatë të kualifikuar në pozitën: Praktikant - Trajner në fushën e Mekatronikës në Prizren.

Përgjegjësitë:

  • Të bashkëpunojë me trajnerin që të realizojë planprogramin praktik dhe teorik për vendin përkatës ku është caktuar, të asistojë trajnerët gjatë orës së trajnimit;
  • Të bashkëpunojë me trajnerët dhe zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e trajnimit:
  • Në bashkëpunim me trajner, të përgatisë me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulë;
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet kurrikulare:
  • Në bashkëpunim me trajnërt, të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve
  • Të marrë pjesë aktive në organizimet jashtë mësimore me kandidatë
  • Të respektojë autoritetin e drejtpërdrejtë të koordinatorit, të cilit i raporton, dhe t’i kryejë detyrat që mund t’ia caktojë ai/ajo.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomën bachelor/master në drejtimin Mekatonikë; Makineri apo Elektro-teknikë;
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Çertifikatën që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale
  • Njohuri të mira të MS Office
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese
  • Efikas në punë ekipore

Ofrohet kontratë praktike për 6 muaj pa pagesë!

Aplikimi duhet të bëhet online përmes e-mailit duke dërguar CV dhe dokumentet e kërkuara në këtë konkurs në emailin: [email protected] me subjekt të e-mailit Praktikant si Trajner në fushën e Mekatronikës. Afati i fundit për aplikim është 17.02.2023. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Trajner Kosova Prizren Praktikante Portal-Pun

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6689
165
1490
6430