Konkurs i skaduar

65 Vende te lira pune

Instabuilt
  • 31.01.2022
  • Prishtinë
  • Elektriciste - Hidroinstalues - Mobileri - Ndertimtari

Kompania INSTABUILT me lokacion në Milloshevë, që merret me ndërtimin e shtëpive modulare (para fabrikat), është mundësia ideale për kandidatët që duan të mësojnë, zhvillojnë dhe zbatojnë njohuritë e tyre në një profesion me një të ardhme premtuese. Prandaj, të gjithë profesionistët që janë në kërkim të një karriere dinamike dhe janë ambiciozë të rriten në këtë drejtim ftohen që të aplikojnë për:

VENDE TE LIRA PUNE:

  1. Instalues të ujit (3 pozita)
  2. Mjeshtër të rrymës (4 pozita)
  3. Punëtorë për glet (6 pozita)
  4. Punëtorë për fasada ventiluese (12 pozita)
  5. Mjeshtër të mobilerisë / teknik të prodhimit (40 pozita)

Kualifikimet për të gjitha pozitat:

  • 3 vite përvojë pune në fushën përkatëse;
  • Të ketë aftësi të punës në grup;
  • Ti njeh dhe të dij ti përdor mjetet me të cilat do të punoj.

Kualifikimet për pozitën nr. 5 (Mjeshtër të Mobilerisë / Teknik të prodhimit):

  • Duhet të ketë njohuri për ti lexuar planet nga arkitekti apo inxhinieri.

Të gjithë të interesuarit për këto pozita, mund të dërgojnë CV-në  (të dhënat e tyre) në e-mail adresën: [email protected] dhe në subjekt duhet të ceket edhe pozita për të cilën aplikoni, ose duke na kontaktuar permes mesazhit në facebook.

Data e fundit për aplikim është 31.01.2022. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

#ndertimtari #elektriciste #hidroinstalues #mobileri #prishtinë
13943
274
2161
8456