Punëtor për punë jashtë vendit
KONKURS
Kërkohet Inxhinier/e Mekanik/e (M/F):Profili Termoenergjetik
Kompania “MABETEX GROUP” shpall 3 pozicione të lira për punë në punishte të cilat janë në Kazakistan.
PËRSHKRIMI
Pozicioni i punës:
- menaxhimi dhe ndjekja e te gjitha fazave të implementimit deri në përfundim të një projekti mekanik.
- të koordinoj te gjitha punimet / shërbimet mekanike, gjatë fazës së ofertës, si edhe gjatë zbatimit te projektit në punishte.
- të mbikëqyrë instalimet e të gjitha sistemeve mekanike (HVAC+ MAKINERISË) të përfshira në projektet mekanike MEP.
- të jetë i aftë të përgatisë kërkesa për oferta dhe porosi për sistemet mekanike (HVAC)
- të jetë i aftë të planifikoi, organizoi dhe monitoroi punën e teknikëve dhe te sigurojë se të gjitha punimet e kryera janë sipas kushteve dhe specifikimeve teknike të kërkuara nga Investitori.
- të koordinoj punën mes grupeve te ndryshme instaluese në punishte.
- të përgatisë dhe monitoroi grafikun e zbatimit të punimeve mekanike.
Kualifikimet / Kërkesat:
- të ketë të përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
- preferohet profili Termoteknikë/Termoteknikë
- të ketë përvojë të mëparshme pune jo më pak se 3 vjet si Inxhinier Mekanik në Sistemet HVAC, PLUMBING, SANITARE, etj.
- të ketë njohuri në proceset dhe materialet nga sistemet HVAC,
- të zotëroi programet si Autocad, Autocad MEP, BIM, Excel, Word, Software Profesionale MECH, si dhe aftësi për të lexuar projektet dhe specifikimet.
- aftësi të mira në skicime, programime, instalime dhe testime të sistemeve mekanike.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen “MABETEX GROUP” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të ruhen dhe të trajtohen ne konfidencialitet të plotë.
Të gjithë aplikuesit do të i nënshtrohen intervistimit
Konkursi mbetet i hapur 10 dite nga dita e publikimit në mjetet e informimit.
Kandidatët e interesuar , aplikacionet për konkurim i marrin në Zyret e " MABCO - CONSTRUCTIONS " shpk Adresa: Rr: Aziz Abrashi nr .140 zona Industriale Prishtinë - Fushë Kosovë çdo ditë pune prej orës 08:00 - 16:00.
[email protected]
[email protected]