Zyrtar Ligjor
  • /
Skaduar
Inkluzioni
Gjilan
Shërbime juridike
Përshkrimi

Termat e Referencës

1 (një) Zyrtar Ligjor

Projekti: “Historia ime, Dinjiteti im”

Prapavija:

Projekti “Historia ime, Dinjiteti im: adresimi i diskriminimit dhe dhunës së bazuar në gjini te gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara dhe nënat vetushqyese të fëmijëve me aftësi të kufizuara”, implementohet nga Handikos Gjilan në partneritet me organizatën INKLUZIONI, Handikos Ranilug dhe Qendra për Inovacione dhe Zhvillim. Projekti në fjale financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Projekti ka startuar me 29/12/2022 dhe do të zgjasë për tre vite.

Objektivi i përgjithshëm:

Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuojë në fuqizimin e grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara dhe nënave vetushqyese të fëmijëve me aftësi të kufizuara për të arritur të drejtat themelore për mbrojtje sociale dhe gjithpërfshirje.

Objektivat Specifike:

Të kontribuojë në përmirësimin e qasjes në shërbime publike dhe të specializuara për gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara dhe nënat vetushqyese të fëmijëve me aftësitë kufizuara që kanë përjetuar incidente diskriminimi dhe të dhunës së bazuar në gjini.

Pozita e punës:

Pozita e punës së Zyrtarit Ligjor organizohet në kuadër të organizatës INKLUZIONI për periudhën duke filluar nga 01/05/2024 deri më 31/12/2024 me mundësi vazhdimi dhe është e paraparë si angazhim i pjesshëm me 50 për qind të orarit.

Vendi i punës. Pozita e punës është me qendër në Gjilan, por kërkohet ofrimi i shërbimeve në terren në 12 komunat të përfshira në projekt si vijon: Gjilan, Kamenicë, Viti, Klokot, Ranillug and Partesh, Novobërd, Ferizaj, Kaçanik, Hani i Elezit, Shtërpca dhe Shtime.

Detyrat:

  • Identifikimi, referimi dhe monitorimi i rasteve të dhunës së bazuar në gjini te gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara dhe nënat vetushqyese të fëmijëve me aftësi të kufizuara në nevojë për asistencën e ekipit të Klinikës Mobile të Handikos Gjilan;
  • Realizimi i vizitave në terren paravarësisht ose me Klinikën Mobile të Handikos Gjilan për vlerësimin e nevojave të rasteve dhe për ofrimin e shërbimeve të nevojshme të ndihmës ligjore;
  • Dokumentimi i rasteve dhe raportimi i tyre në baza mujore të menaxheri i projektit të Inkluzionit dhe Drejtori Ekzekutiv;
  • Pjesëmarrja në takime koordinuese dhe mbështetja e menaxherit të projektit dhe Drejtorit Ekzekutiv për realizimin e aktiviteteve në kuadër të projektit;
  • Koordinimi i të gjitha aktiviteteve me të gjithë partnerët e projektit dhe implementimi i tyre në bazë të nevojës;
  • Ofrimi i ndihmës dhe këshillimit ligjor te përfituesit sa i përket ligjit dhe çështjeve ligjore që lidhen me rastin e tyre;
  • Draftimi i letrave, kërkesave, ankesave dhe dokumenteve të tjera bazike për nevojat e përfituesve të projektit;
  • Mbështet takimet e grupeve vetpërkrahëse të organizuara në kuadëe të projektit kur është nevoja për të ofruar këshillim në çështje ligjore;
  • Realizimi i detyrave të tjera të kërkuara në kuadër të projektit dhe organizatës.

Kriteret ,kualifikimet, eksperienca:

  • Përgatitja e duhur akademike në fushën e juridikut;
  • Përvoja e dëshmuar profesionale në fushën e ofrimit të shërbimeve të ndihmës ligjore për kategori të ndjeshme;
  • Përparësi do të kenë kandidatët me nivelin e edukimit master në fushën e juridikut dhe që kanë përvojë në ofrimin e shërbimeve për grupe të ndjeshmë në terren.

Kandidatët e interesuar duhen të paraqesin për apikim dokumentet si vijon:

  • Diploma dhe çertifikata të tjera relevante;
  • Letër motivuese;
  • CV personale.

Metoda dhe afati i fundit për aplikim :

Kandidatët e interesuar duhet të realizojnë procesin e aplikimit më së largu deri më datë 27.04.2024 duke dërguar dokumentet e kërkuara në në email adresën: [email protected]. Subjekti ne email me rastin e aplikimit duhet të jetë si vijon: Aplikacioni_Historia ime, Dinjiteti im.

Apliko këtu

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6953
162
1530
6553