Videographer + Editor, Project Manager, Administratë
Skaduar
Red Mill Agency
Prishtinë
Administrate Menaxhment Te tjera
Përshkrimi

(1) Videographer + Editor

Red Mill Agency po kërkon një videograf kreativ dhe të talentuar për t’iu bashkuar ekipit tonë dinamik. Në këtë rol, do të jeni përgjegjës për prodhimin e videove të cilësisë së lartë që transmetojnë mesazhe të fuqishme dhe tërheqin audiencën tonë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Xhirimi i videove për evente, reklama, produkte dhe projekte të ndryshme.
  • Editimi dhe përpunimi i videove në menyrë kreative dhe profesionale.
  • Bashkëpunimi me ekipin kreativ për të krijuar përmbajtje vizuale tërheqëse.
  • Menaxhimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve të xhirimit.

Kualifikimi dhe Eksperienca:

  • Njohje e Gjuhës Shqipe dhe Angleze.
  • Eksperiencë e mëparshme në kreativitet dhe aftësi për të treguar histori përmes videove.
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e kamerave dhe pajisjeve të xhirimit.
  • Përparsi kanë ata qe kanë aftësi për animime.

Si të Aplikoni:

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe kontaktet në: [email protected] deri me datë 07 Qershor 2024.


(1) Project Manager

Ne po kërkojmë një Projekt Menagjer energjik dhe të talentuar për t'u bashkuar me ekipin tonë. Në këtë rol, ju do të jeni përgjegjës për planifikimin, ekzekutimin dhe mbylljen e projekteve të ndryshme, duke siguruar që të gjitha qëllimet e projektit të arrihen brenda afateve dhe buxhetit të caktuar. Do të punoni ngushtë me klientët tanë për të kuptuar nevojat dhe kërkesat e tyre, si dhe me ekipin tonë të brendshëm për të siguruar që projektet të zhvillohen me sukses, edhe kur janë nën presion kohor.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Menaxhimi i plotë projekteve, nga propozimi, fillimi i implementimit e deri në përfundim.
  • Shkrimi dhe menaxhimi i propozimeve teknike të projekteve, afateve dhe buxheteve.
  • Komunikimi i rregullt me klientët dhe ekipin për të siguruar që mbarësinë e projekteve.
  • Identifikimi dhe menaxhimi i sfidave të mundshme të projektit.
  • Dokumentimi i të gjitha fazave të projektit dhe përgatitja e raporteve të projekteve.
  • Sigurimi i shërbimeve të nënkontraktuara dhe menaxhimi i tyre brenda buxheteve të caktuara.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në marketing apo fusha të ngjashme.
  • Përvojë e mëparshme në menaxhimin e projekteve, preferohet në industrinë e marketingut.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese, komunikimi dhe ndërveprimi.
  • Njohuri të avancuara metodologjive të menaxhimit të projekteve.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar shumë projekte njëkohësisht.
  • Njohje e shkëlqyer e Gjuhës Shqipe dhe Angleze

Si të Aplikoni:

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe kontaktet në: [email protected] deri me datë 07 Qershor 2024.

(1) Administratë

Ne po kërkojmë një profesionist të përkushtuar dhe të organizuar për të mbështetur funksionet administrative të agjencisë sonë. Në këtë rol, ju do të jeni përgjegjës për menaxhimin e detyrave të përditshme administrative, duke përfshirë mirëmbajtjen e dokumentacionit, koordinimin e aktiviteteve të zyrës dhe mbështetjen e stafit tonë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Menaxhimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit, dosjeve, dhe nevojave të zyrës.
  • Koordinimi i aktiviteteve të përditshme të zyrës dhe mbështetja e stafit në detyra administrative.
  • Planifikimi dhe organizimi i takimeve dhe ngjarjeve të brendshme.
  • Mbajtja e regjistrave të sakta të shpenzimeve dhe faturave të zyrës.

Kualifikimet:

  • Përvojë e mëparshme në një rol administrativ.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Patent Shofer
  • Njohuri të mira të programeve të Microsoft Office dhe Adobe Acrobat
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
  • Njohje dhe aftësi të shkrimit në Gjuhën Shqipe dhe Angleze.

Si të Aplikoni:

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe kontaktet në: [email protected] deri me datë 07 Qershor 2024.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
7708
212
1613
6812