Menaxher i laboratorit, Mjek të fushave të ndryshme, Information Desk, Teknik Laboratori
  • /
18 ditë
Labor Dr.Limbach Heidelberg Deutschland
Prishtinë
Mjekesi Te tjera
Përshkrimi

Limbach Gruppe SE është rrjet i laboratorëve mjekësorë në Gjermani. Historia e tij filloi në vitin 1979 me laboratorin e parë në Heidelberg, Gjermani, i cili u themelua nga doktori i shkencave mjekësore Dr. Hans Jakob Limbach. Sot, pas bashkimit të shumë laboratorëve të pavarur, Limbach Gruppe SE është rrjeti më i madh i laboratorëve në Evropë.

Pjesë e këtij rrjeti, është edhe Laboratori mjekësor i hapur Labor Dr.Limbach Heidelberg Deutschland në Kompleksin RIERA, Hyrja Z8, Kati P, Ap. 4, në Lagjen Kalabri në Prishtinë. Për këtë qëllim, pranon aplikime për vendet e punës si më poshtë:

Menaxher i laboratorit

Mjek të fushave të ndryshme

Teknik Laboratori

Information Desk

Kriteret për aplikim të kandidatëve:

-Të zotërojë Licencën e profesionit përkatës.

-Eksperiencë pune në këtë profesion.

-Të ketë njohuri optimale të gjuhës angleze dhe të gjuhës gjermane.

-Të ketë njohuri të mira në programet kompjuterike.

Ne ofrojmë eksperiencë gjermane, asistencë gjermane, standarde gjermane të kushteve të punës, si dhe trajnime në Gjermani. Për më shumë informacion vizitoni web-faqet si më poshtë:

https://www.labor-limbach-ks.com
https://www.labor-limbach.de

Adresa: Kompleksin RIERA, Hyrja Z8, Kati P, Ap. 4, në Lagjen Kalabri në Prishtinë

Të gjithë personat e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e e-mailit:
[email protected]

Aplikimet pranohen deri me 04.10.2024

Faleminderit

Stafi Laboratorit

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8241
220
1665
6979