NJOFTIM
Mundësi për punë praktike në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale
Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale ofron mundësi për punë praktike me pagesë për:
Për pozitat nën 1-5 mund të aplikojnë studentë ose të sapo-diplomuar në nivelin e studimit Bachelor në universitetet publike ose kolegjet private të akredituara në Republikën e Kosovës dhe mund të aplikojnë vetëm kandidatët e drejtimit juridik.
Për pozitën nën 6 mund të aplikojnë vetëm studentë ose të sapo-diplomuar në nivelin e studimit Bachelor në universitetet publike ose kolegjet private të akredituara në Republikën e Kosovës dhe mund të aplikojnë vetëm kandidatët e drejtimit të shkencave kompjuterike apo të ngjashme.
Puna praktike do të mbahet në institucione të ndërlidhura me drejtësinë komerciale dhe partnerë të projektit, me kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh deri në një vit me angazhim 50% ose 100% (varësisht prej kualifikimeve dhe institucionit ku do të vendosen).
Rreth Programit Drejtësia Komerciale
Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale është projekt shtatë vjeçar, dhe ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së drejtësisë komerciale, duke u përqendruar në reformat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve komerciale dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, që do të rregullojnë rrjedhën e duhur të lëndëve dhe do të përmirësojnë kapacitetin e Gjykatës Komerciale mbi të drejtën dhe procedurën komerciale. Programi gjithashtu do të punojë me institucione relevante në ndërtimin e profesionalizmit të sistemit të përmbarimit privat; pastaj, rritjes së kërkesës për të shfrytëzuar zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve, dhe sigurimit që ligjet në fushën e të drejtës komerciale janë të harmonizuara dhe në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Programi do të punojë për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin midis sektorit privat, qeverisë dhe palëve të interesuara të shoqërisë civile në drejtësinë komerciale dhe do të angazhojë të rinjë si praktikantë për të ngritur njohuritë dhe përvojën e tyre në këtë fushë.
Kandidatët duhet të kenë:
Për pozitat nën 1-5:
Për pozitën nën 6:
- Njohuri bazë të ndërlidhjes së të dhënave për data warehouse;
- Një kodim bazë i reagimit;
Dokumentet e kërkuara:
Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë:
Dexis është një punëdhënës me mundësi të barabarta dhe inkurajohen kandidatët e të gjitha prejardhjeve dhe përvojave të aplikojnë, duke përfshirë kandidatët nga pakicat etnike, personat me aftësi të kufizuara, komuniteti LGBTI etj.
Dokumentet e kërkuara dërgohen në adresën [email protected] . Data e fundit e aplikimit është 2 Tetor 2024 ora 16:00. Shënoni “Intern-qyteti (për të cilin jeni të interesuar)” në titullin e e-mail-it. Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk pranohet, dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar programin Drejtësia Komerciale apo USAID-in do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.