Ftesë për Tender
  • /
Skaduar
Integrated Health Services
Gjakovë
Te tjera
Përshkrimi

Ftesë për Tender

02.10.2024

Referencë: ITT/IHS/2024/005

Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH) eshte duke implementuar projektin e quajtur: “Shërbimet Shëndetësore të Integruara” (IHS), për të kontribuar në përmirësimin e shëndetit të popullatës përmes përsosmërisë në kërkime, shërbime, mësimdhënie dhe trajnime në Kosovë. Projekti IHS, fton kompanitë e interesuara legale ndertimore që të dorëzojnë ofertat e tyre per realizimin e puneve renovuese/ndertimore në përputhje me kushtet dhe specifikacionin e detajuar në dokumentin e tenderit. Projekti synon të angazhojë kompani ndërtimore për kryerjen e:

Punëve ndërtimore/ renovuese për ndërtimine recepsionit multifunksional në Spitalin e përgjithëshëm “Isa Grezda” në komunën e Gjakovës”

Kompanitë e interesuara për aplikim mund ta paraqesin kerkesen per marrje te dosjes se tenderit, cdo dite pune prej ores:8:30-16:30, duke kontaktuar zyrën e IHS Projektit në Kosovë, permese-mail adreses: [email protected] e ku pervec kerkeses duhet te paraqesin edhe te dhenat e kompanise si: emrin e kompanise dhe numrin unik identifikues. Afati i fundit deri kur Operatoret Ekonomik mund ta kerkojne dosjen e tenderit eshte data: 22.10.2024 ne ora 16:30 pm. Pas pranimit te kërkeses, dokumentacioni do t`ju dërgohet kompanive përmes emailit. Të gjitha detajet e nevojëshme për aplikim i gjeni në dosjen e tenderit.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 23.10.2024 në ora 11:30 am, adresa: Rr. Tirana, Prime Residence, hyrja. A, kati. 9, Ap. 20, 10000 Prishtinë, Kosovë. Ofertat duhet të dorëzohen ne formatin si vijon: 1 Origjinal + 1 kopje fizike e ofertës si dhe 1 USB apo CD- (forma elektronike e cila duhet ta permbaje te gjithedokumentacionin e ofertuarnga OE) dhe se bashku duhet të dorëzohen në një zarf te vetëm te mbyllur. Oferta duhet drejtuar per IHS Projektin dhe ne zarf duhet të shenohet: “Punët ndërtimore/ renovuese për ndërtimin e recepsionit multifunksional në Spitalin e përgjithëshëm “Isa Grezda” në komunën e Gjakovës”, dhe numri i references: “ITT/IHS/2024/005”.

Shenim: VIZITAT NE TERREN eshte e obligueshme. Operatoret Ekonomik (OE) inkurajohen të vizitojnë dhe shqyrtojë vendine punimeve dhe rrethinën e tij per të marrëtë gjitha informatat që mund të janë të nevojshme rreth përgatitjes së ofertës. Mospjesmarrja e Operatorit Ekonomik (OE) ne viziten ne terren nenkupton edhe refuzimin e Operatorit Ekonomik.Vizita ne terren eshte parapare per date: 15.10.2024 ne ora 11:00 AM.

Për informata shtesë, ju lutemikontaktoni IHS Projektinnë email adresënsi mëposhtë: [email protected]

Swiss TPH, zyrja ne Kosove Projekti IHS

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9172
172
1763
7393