Auditor i Brendshëm
  • 049 909 110
Skaduar
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Shield Recruitment & HR kërkon Auditor i Brendshëm (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Vendi i Punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Siguron që aktivitetet e Bankës të jenë në harmoni me Statutin e Bankës si dhe me të gjitha rregullativat ligjore;
  • Asiston në hartimin e strategjisë, planit dhe programit të Auditimit të Brendshëm i cili duhet të jetë i pranueshëm nga Komiteti i Auditimit;
  • Mbikëqyrë dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të Asamblesë së Aksionarëve, Bordit Drejtues dhe Komitetit të Auditimit të Bankës;
  • Mbikëqyrë dhe kontrollon zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit;
  • Mbikëqyrë dhe kontrollon zbatimin e procedurave adekuate të kontrolleve të brendshme dhe të kontabilitetit duke i përfshirë edhe rregulloret dhe rregullat e BQK-së;
  • Kryen kontrolla të veçanta të aktiviteteve të degëve, departamenteve dhe njësive të Bankës;
  • Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat nga fushat e ndryshme të veprimtarisë së Bankës më qëllim të arritjes së një vlerësimi objektiv;
  • Diskuton rezultatet e auditimit të kryer me personin përgjegjës të degës, departamentit apo njësisë dhe jep këshilla-udhëzime rreth veprimeve që duhet ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes;
  • Përpilon raporte të shkruara dhe ia paraqet për aprovim udhëheqësit të Departamentit të Auditimit të Brendshëm me qëllim të përcjelljes së mëtutjeshme të tyre te përgjegjësit e degëve, departamenteve apo njësive të audituara;
  • Siguron mbështetje të nevojshme kontrolleve të jashtme, si BQK-së dhe auditorëve të jashtëm;
  • Kryen detyrat duke respektuar Standardet Ndërkombëtare për praktikat Profesionale të Auditimit të Brendshëm
  • Për punët e tij i përgjigjet Udhëheqësit të Departamentit;
  • Raportim me kohë i incidenteve eventuale të riskut operacional konform procedurave në fuqi;

Kualifikimet:

  • Diplome Bachelor (Master është avantazh) në Kontabilitet, financa apo të ngjajshme;
  • Mbi 3 vite përvojë pune, preferohet përvojë në Auditim;
  • Posedimi i Certifikimit në Auditim të Brendshëm është përparësi;
  • Posedimi i Certifikimit Teknik i Kontabilitetit (apo të jetë në proces të Certifikimit në ndonjërin nga Institucionet e licensuara është përparësi;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Njohuri të shkëlqyrea në MS Office (Word, Excel, Outlook).

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 22.10.2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8649
269
1708
7145