Konkurs i skaduar

DevOps Engineer

Evrotarget
  • 02.10.2021
  • Prishtinë
  • Informatike

Një Inxhinier DevOps është përgjegjës për vendosjen dhe operacionet e rrjetit dhe duhet të ketë pasion për skriptim dhe kodim. Ky person do të jetë një inxhinier me mendësi të automatizimit dhe përvojë në siguri, Azure-DevOps, CI/CD-Pipelines, Git, Azure-Portal, Networking, IT-Security. Kjo punë ka të bëjë me ndërlidhjen e të dhënave dhe aplikacioneve në CLOUD.

Një inxhinier DevOps duhet të jetë në gjendje të ndërtojë sisteme dhe të kuptojë infrastrukturën themelore.


 

Eksperienca dhe aftësitë esenciale

• Bachelor në shkencat kompjuterike, inxhinieri softuerike, ose trajnim profesional të përfunduar në fushën teknike (p.sh. specialist IT) apo një kualifikim të krahasueshëm në lidhje me përvojën profesionale përkatëse
 

• Njohuri të mira mbi Azure, Rrjeta dhe Bazat e të Dhënave, .Net/C#.

• Aftësi organizative dhe aftësi të zgjedh problemet

• Përvojë si zhvillues për web aplikacione

• Njohuri të mira në trajtimin e teknologjive backend (.NET / C#)

• Përvojë në përdorimin e mjeteve të zhvillimit (Azure DevOps Server)

• Përvojë në zbatimin e testeve të automatizuara

• Eksperiencë me Visual-Studio, Visual-Studio-Code dhe Git

• Preferohet përvojë në fushën e arkitekturës së IT-së dhe zhvillimit në CLOUD.


 

Detyrat dhe përgjegjësitë

• Përdorimi i teknologjisë dhe mjeteve open source, ose shërbime të tjera të ngjashme.

• Puna e  drejtpërdrejt me ekipin e Zhvilluesve për të testuar integritetin e sistemit

• Dizajni dhe zbatimi i zhvillimit, konfigurimit, arkitektures së IT-së, dhe vlerësimit të zgjidhjeve souftverike të aplikacioneve të reja

• Testimi i modeleve të zbatueshme

• Ndërtimi, mirëmbajtja, monitorimi i standardeve dhe përdorimi i mjeteve të automatizuara për sigurimin e infrastrukturës

• Monitorimi i vlerave dhe zhvillimi i  mënyrave për përmirësim

• Dokumentimi dhe hartimi i proceseve të ndryshme

• Ndjekja e praktikavet dhe procedurave më të mira të përcaktuara nga kompania

• Këshillimi i klientëve për konceptet dhe modelet


 

Ne ofrojmë

• Pagë të lartë 

• Kontratë afatëgjatë dhe punë të sigurtë

• Mundësi për ngritje në karrierë

• Sigurim shëndetësor

• Ekip bashkëpunues

• Trajnime të ndryshme

#informatike #prishtinë
13943
274
2161
8456