Asistent(e) të Burimeve Njerëzore
Skaduar
Kujtesa
Prishtinë
Burime Njerëzore
Përshkrimi

“Kujtesa Net” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Preoc Km. 7 Magjistralja, Prishtine Ferizaj:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës,

Asistent(e) të Burimeve Njerëzore

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Pjesëmarrje aktive në procesin e rekrutimit.
  • Menaxhimi i dokumentacionit dhe informacionit të punonjësve.
  • Asistenca në trajnime dhe zhvillimin profesional të punonjësve.
  • Organizimi i pagave dhe përpunimi i kërkesave të lidhura.
  • Mbështetje për menaxhimin e marrëdhënieve të punës dhe zgjidhjen e çështjeve të ndryshme.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në fushën e burimeve njerëzore, psikologjisë, administratës së biznesit ose fushave të tjera të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme pune në burime njerëzore (eksperienca praktike është një avantazh).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi.
  • Njohuri të mira të MS Office dhe aftësi për të menaxhuar shumë detyra.
  • Njohuri të ligjit të punës dhe politikave të burimeve njerëzore janë të dëshirueshme.
  • Shkathtësi të mira të komunikimit në gjuhën shqipe dhe anglisht(avantazh).

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente:

  • CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollorë të mesme apo universitarë;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Certifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected].

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 12.12.2024, Ora 16:00h.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9226
188
1767
7418