Zyrtar për të Drejtat e Njeriut
  • 029281543
Skaduar
Komuna e Dragashit
Dragash
Komune
Përshkrimi

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Dragash shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i administrimit të përgjithshëm

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për të Drejtat e Njeriut

Klasa e pozitës: Profesional 2

Koeficienti/Paga: 4.9

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 25/11/2024

Afati për aplikim: 26/11/2024 - 25/12/2024

Institucioni: Komuna Dragash

Departamenti : Drejtoria per Admin.pune te Përgji.

Divizioni: njesia per te drejta te njeriut

Vendi i punës: Dragash

Nr. i Referencës: RN00015861

Kodi: RPC0009400

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Ndërmerr te gjithamasat e nevojshme për te vlerësuar dhe siguruar përputhshmërinë e politikave, legjislacionit dhe aktivitetet e komunës ne standardet e larta për te drejtat e njeriut.
  • I monitoron aktivitetet e komunës dhe ne te njëjtën kohë jep këshilla lidhur me çështjet e drejtave te njeriut.
  • Harton, zhvillondhe identifikon nevojatpër ngritjen e kapaciteteve dhe planifikon buxhetinpër zbatimin e aktiviteteve te NJDNJ.
  • Paraqet planin vjetor te punës ne NJDNJ ne MAPL.
  • Zbaton ligjet, planet dhe strategjitë e miratuara nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës se Kosovës.
  • Bashkëpunon me institucionet dhe agjencitë e jashtme duke përfshirë edhe institucionin e ombuspersonit në Republikën e Kosovës.
  • Bashkëpunon dhe shkëmben informata me çdo drejtoridhe njësi brendakomunës si dhe me mekanizmat te tjerë relevant për te drejtat e njeriut ne nivel komunal dhe qendror.
  • Ben vlerësimin e nevojave për ngritjen e kapaciteteve ne fushën e te drejtave te njeriut ne komune.
  • Kryen edhe punë tjera qe dalin nga ky fushëveprim dhe kërkesave te eprorit qe janë te natyrës se njëjtë apo te ngjashme te cilit edhe i përgjigjet për punën e vete

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve.

Kualifikime të posaçme formale:Fakulteti Ekonomik,

  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku një (1) vit .
  • Dëshmia e Përvojëssë punës: Përvoja e punës duhet të dëshmohetme ( vërtetim na institucioni ku keni punuar, kontratë të punës, etj...), dhe dëshmi nga Trusti për kontributet tuaja pensionale.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të mira të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjeraqë provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.


Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 09/01/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë: pervoja e punes e deshmuar me trust dhe me vertetimnga organi punedhenes

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohenindividualisht në mënyrë elektronike.

 

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9261
213
1768
7428