Konkurs i hapur

Kamarier/e

Hilton Prishtina
  • 09.07.2026
  • Prishtinë
  • Gastronomi

PËRSHKRIMI I PUNËS

Hilton është një kompani lider globale në industrinë e mikpritjes, me një portofol prej 26 markash të klasit botëror, që përfshin mbi 9,000 prona në 141 shtete dhe territore. E përkushtuar ndaj realizimit të vizionit të saj themelues për ta mbushur botën me dritën dhe ngrohtësinë e mikpritjes, Hilton ka mirëpritur mbi 3 miliardë mysafirë gjatë historisë së saj më shumë se 100-vjeçare. E vlerësuar si Vendi Nr. 1 i Punës në Botë nga Great Place to Work dhe Fortune, Hilton synon të krijojë kulturën më të mirë të punës për mbi 500,000 anëtarët e ekipit të saj në mbarë botën.

Hilton Prishtina do të hapet së shpejti në Kosovë, duke sjellë në treg një nga markat më të respektuara të mikpritjes në botë. Si pjesë e kësaj faze emocionuese para hapjes, Hilton Prishtina është në kërkim të individëve të motivuar, profesionalë dhe të orientuar drejt shërbimit, të cilët do të ofrojnë përvoja të jashtëzakonshme për mysafirët dhe do të zhvillohen në një mjedis dinamik dhe të fokusuar në punën ekipore.

Pozita: Kamarier/e

Kamarieri/ja është përgjegjës/e për shërbimin e mysafirëve në mënyrë miqësore, efikase dhe në kohën e duhur, me qëllim ofrimin e një përvoje të shkëlqyer për mysafirët dhe anëtarët e programit Hilton. Gjithashtu, kandidati/ja duhet të ketë njohuri të gjera mbi menunë dhe produktet që ofrohen.

Çfarë do të bëj?

Si Kamarier/e, do të jeni përgjegjës/e për ofrimin e një shërbimi profesional dhe cilësor për mysafirët. Në mënyrë specifike, do të kryeni detyrat e mëposhtme sipas standardeve më të larta:

  • Menaxhoni kërkesat dhe pyetjet e mysafirëve në mënyrë miqësore, profesionale dhe efikase.
  • Shërbeni pije alkoolike dhe joalkoolike në përputhje me licencat dhe rregulloret përkatëse për mysafirët rezidentë dhe jorezidentë.
  • Siguroni njohuri të plota për menunë dhe të gjitha produktet që ofrohen.
  • Siguroni që të gjitha stacionet e shërbimit të jenë të pajisura dhe të furnizuara në mënyrë adekuate (mise en place).
  • Ndiqni procedurat e duhura të raportimit në rast të paraqitjes së problemeve apo situatave të papritura.
  • Siguroni që porositë e ushqimit dhe pijeve të jenë gjithmonë të një standardi të lartë dhe të dorëzohen në kohën e duhur.
  • Respektoni standardet e paraqitjes personale të Hilton, duke përfshirë uniformën, pastërtinë dhe higjienën personale.
  • Respektoni rregulloret e sigurisë së hotelit, mbrojtjes nga zjarri, si dhe të gjitha legjislacionet që lidhen me shëndetin dhe sigurinë në punë.

Çfarë kërkojmë?

Një Kamarier/e në Hilton punon gjithmonë në interes të mysafirëve dhe në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët e tjerë të ekipit. Për të qenë i/e suksesshëm/me në këtë rol, duhet të posedoni:

  • Qëndrim pozitiv dhe profesional.
  • Aftësi të mira komunikimi.
  • Përkushtim për ofrimin e një niveli të lartë të shërbimit ndaj klientit.
  • Standarde të larta të paraqitjes personale dhe profesionalizmit.
  • Fleksibilitet për t’iu përshtatur situatave dhe kërkesave të ndryshme të punës.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit.

Do të konsiderohet përparësi nëse posedoni:

  • Përvojë pune në departamentin e Ushqimit dhe Pijeve (Food & Beverage) ose në industrinë e mikpritjes.
  • Përvojë në menaxhimin dhe trajtimin e pagesave me para të gatshme.
  • Njohuri mbi rregulloret dhe standardet e higjienës ushqimore.

Si është të punosh për Hilton?

Hilton është një kompani lider globale në industrinë e mikpritjes, që përfshin sektorin e akomodimit nga hotele dhe resorte luksoze me shërbim të plotë, deri te suitat për qëndrime afatgjata dhe hotele të kategorisë së mesme. Për gati një shekull, Hilton u ka ofruar udhëtarëve të biznesit dhe atyre të kohës së lirë akomodim, shërbim, komoditete dhe vlerë të jashtëzakonshme.

Hilton mbetet i përkushtuar të vazhdojë traditën e saj në ofrimin e përvojave të shkëlqyera për mysafirët në të gjitha markat e saj globale. Vizioni ynë – “Ta mbushim botën me dritën dhe ngrohtësinë e mikpritjes” – na bashkon si ekip për të krijuar çdo ditë përvoja të jashtëzakonshme mikpritjeje në mbarë botën. Në qendër të këtij suksesi qëndrojnë anëtarët tanë të mrekullueshëm të ekipit.

Aplko Tani

Email: [email protected]

#gastronomi #prishtinë #portal pune #shpallje pune #jap pune #vende pune #hilton prishtina
13838
269
2151
8428