Konkurs i hapur

Punëtor/e për Mirëmbajtje/ Pastrim

BEAR SANCTUARY/VIER PFOTEN Kosova
  • 10.07.2026
  • Prishtinë
  • Mirëmbajtje

Mirëmbajtje/ Pastrim (m/f/d)

Orar të pjesshëm / 16 orë në javë (60% e orarit të plotë)

Fshati Mramor, Prishtinë, Kosovë

FOUR PAWS është organizatë globale për mirëqenien e kafshëve, të cilat janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të njeriut, dhe e cila zbulon vuajtjet, shpëton kafshët në nevojë dhe i mbron ato. Zbuloni më shumë rreth fushatave dhe projekteve tona të qëndrueshme në www.four-paws.org .

Dëshironi të kontribuoni për diçka domethënëse dhe të punoni me ne përgjatë misionit tonë? Ky është shansi juaj. Ne po kërkojmë njerëz të përkushtuar për të rritur dhe konsoliduar ekipin tonë.

Kontributi juaj do të jetë të:

  • Siguroni që të gjitha hapësirat të pastrohen dhe dezinfektohen siç duhet, në mënyrë që anëtarët e stafit dhe vizitorët të gëzojnë një mjedis pune të pastër dhe higjienik
  • Pastroni dhe dezinfektoni të gjitha hapësirat e përbashkëta që përdoren nga anëtarët e stafit dhe vizitorët, si p.sh. ndërtesa e zyreve, sallat e konferencës, restoranti, dyqani, tualetet etj.
  • Pastroni të gjitha hapësirat publike dhe të zyreve duke fshirë me fshesë me korrent dhe lustruar dyshemetë, pastruar dritaret, fshirë pluhurat nga të gjitha sipërfaqet, pastruar dhe dezinfektuar tualetet
  • Zbrazni rregullisht koshat e mbeturinave në zyre, korridore dhe tualete
  • Siguroni që tualetet të jenë të pajisura siç duhet me letër higjienike, peshqirë letre, sapun dhe dezinfektues duarsh
  • Karikoni të gjitha pajisjet e nevojshme për pastrim
  • Mirëmbani dhe pastroni të gjithë pajisjet e përdorura për qëllime pastrimi

Profili i kërkuar:

  • Eksperiencë e mëparshme pune si staf i mirëmbajtjes
  • Patentë shoferi është një plus
  • Aftësi bashkëpunimi
  • Afinitet i madh me mirëqenien e kafshëve, vizionin dhe misionin FOUR PAWS

Oferta jonë përfshin:

  • Kompenzim 60% të pozitës së plotë, si dhe zëvendësim i kolegeve gjatë pushimeve vjetore dhe mjekësore
  • Mundësinë për të kontribuar vërtet në mirëqenien globale të kafshëve
  • Një ekip shumëkombësh me frymën e të qenit ONE FOUR PAWS

FOUR PAWS është e përkushtuar për një botë në të cilën njerëzit i trajtojnë kafshët me respekt, ndjeshmëri dhe mirëkuptim, dhe beson në të njëjtat vlera për njerëzit: ne inkurajojmë fuqimisht kandidatët me prejardhje të ndryshme dhe përvoja të jetuara të aplikojnë ndërsa mirëpresim të gjithë ata që duan të mbështesin misionin tonë. Ju lutemi kontaktoni [email protected] nëse keni nevojë për ndihmë për të aplikuar në këtë pozitë.

Bëhuni pjesë e një kauze të mirë dhe aplikoni për sfidën tuaj profesionale të radhës me CV-në tuaj.

Arsim Maloku

Specialist për Financa dhe Administratë PYLLI I ARINJVE Prishtinë

Email: [email protected]

Phone: +383 44 102 901

Ftohen të gjithë të interesuarit të paraqesin

Deshiron te aplikosh me shpejte?
Apliko ketu
#mirëmbajtje #prishtinë #punetor #portal pune #shpallje pune #jap pune #vende pune #four paws #pastrim
13838
260
2151
8428