Logoped/e
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRË PUNE
TERMAT E REFERENCËS
POLIS është organizatë joqeveritare, jo fitimprurëse dhe e paanëshme, e cila përmes programeve të saj sektoriale synon të jetësoj qeverisjen e mirë lokale, duke ndikuar në rritje të transparencës gjatë politikbërjes dhe vendimmarrjes publike, ushtrim ndikimi tek institucionet publike për llogaridhënie efektive, si dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve duke ndikuar në politikat lokale si dhe në ofrimin e shërbimeve sociale për kategoritë e cenueshme në kuadër Qendrës SMILE.
Në kuadër të organizatës POLIS është e themeluar edhe Qendra për Shërbime Fizioterapeutike dhe Psiko-sociale SMILE.
Qendra SMILE është duke bërë zbatimin e projektit “Shërbime sociale të avancuara, për mirëqenie të fëmijëve me aftësi të kufizuara!”, mbështetur nga Ministria e Drejtësisë, për të ofruar shërbime sociale profesionale për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Në kuadër të këtij projekti, për të përmbushur qëllimin e projektit dhe misionin e organizatës është duke kërkuar të punësoj:
1 (një) Logoped/e
1. Përshkrim i Pozitës Logoped/e
Logopedi/ja do të jetë përgjegjës/e për ofrimin e shërbimit të logopedisë për fëmijët me aftësi të kufizuara, të punojë me menaxhmentin dhe kolegët, në pajtim me legjislacionin vendor në mbrojtjen e fëmijëve dhe politikat e procedurat e organizatës, në krijimin e një mjedisi ku do të ndihmohen fëmijët të cilët vizitojnë qendrën e kujdesit ditor, që të jenë në gjendje për t’i zhvilluar shkathtësitë për jetesë të pavarur dhe për të ndërvepruar në mjedise shoqërore.
1.1. Detyrat dhe përgjegjësitë
- Të identifikojnë vështirësitë dhe çrregullimet e të folurit dhe komunikimit;
- Të vlerësojë shkakun dhe natyrën e problemit, për shembull, problemet e lindura, të tilla si qiellza e çarë, ose çrregullimet e fituara pas një goditje ose lëndimi;
- Të krijojë dhe të japë një program të përshtatshëm trajtimi, duke punuar në baza një-në-një ose në grupe;
- Të tregojë fleksibilitet në përshtatjen e parimeve të terapisë së sjelljes dhe sjelljes verbale (ABA dhe VB) me teknikat logopedike;
- Të bëjë vlerësimin e fëmijëve përmes instrumenteve adekuate;
- Të përpilojë planet individuale në fushën e komunikimit receptiv dhe ekspresiv;
- Të mbajë seanca individuale me rastet kur identifikohet nevoja për ndërhyrje të logopedit;
- Të bashkëpunojë me të gjithë akterët e përfshirë në Planin Individual të Punës;
- Të përpilojë raporte të progresit të fëmijës në fushën e komunikimit.
1.2. Kualifikimet dhe aftësitë
- Diplomë universitare në logopedi (e obligueshme);
- Përvojë paraprake pune në pozita të ngjashme; përparësi kanë kandidatët me përvojë në fushën e aftësisë së kufizuar;
- Qasje gjithëpërfshirëse ndaj aftësisë së kufizuar;
- Shkathtësi të mira ndër-personale dhe punës ekipore;
- Të jetë i familjarizuar me qasjen multi-disiplinare;
- Aftësi të mira në hartimin e planeve dhe raporteve të punës.
DOKUMENTET PËR APLIKIM
- Curriculum Vitae (CV);
- Referencë nga punëdhënësi/bashkëpunëtorët e mëparshëm;
- Kopjen e diplomës universitare.
PERIUDHA E FILLIMIT TË PUNËS
- Angazhimi i Logopedit/es pritet të fillojë nga data 01.07.2026.
Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë CV-në, kopjen e diplomës dhe referencat në:
Për më shumë informata mund të kontaktoni në:
044 849 024
Ju lutemi që ta cekni në titull pozitën për të cilën aplikoni.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë.
Afati për aplikim: 28 Qershor 2026.